Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Katari akuzon Izraelin për shkelje të vazhdueshme të armëpushimit në Gaza

schedule09:43 - 21 Tetor, 2025

schedule 09:43 - 21 Tetor, 2025

Emiri i Katarit ka folur për gjendjen e marrëveshjes së armëpushimit këtë mëngjes dhe duket se po fajëson Izraelin për tensionet e fundit.

Gjatë hapjes së Këshillit Shura, organit legjislativ të Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani tha se vendi i tij dënon shkeljet dhe praktikat e Izraelit në territoret palestineze dhe shkeljen e vazhdueshme të armëpushimit në Gaza.

Katari ishte një nga ndërmjetësuesit e armëpushimit, së bashku me SHBA-në, Egjiptin dhe Turqinë. Ai mbetet një fuqi me ndikim në negociata, pasi mban kanale diplomatike si me Izraelin ashtu edhe me Hamasin.



Udhëheqësi de facto i Hamasit, Khalil al Hayya, e kalon pjesën më të madhe të kohës në Katar, ku u shënjestrua nga një sulm ajror izraelit muajin e kaluar që vrau djalin e tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!