Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Anëtarë në BE, pa veto dhe votë/ Propozimi në tavolinën e Brukselit, për Shqiperinë, Malin e Zi, Ukrainën e Moldavinë

schedule19:27 - 20 Tetor, 2025

schedule 19:27 - 20 Tetor, 2025

I vendosur përballë faktit se Vetot mund të ndalin zgjerimin e Unionit, Bashkimi Europian po shqyrton një mekanizëm të ri që do të lejone zgjerimin me anëtarë të rinjë me kushtin që këto vende të kenë kufizime në votën dhe veton e tyre.

Ishte Politiko që zbuloi planin që po diskutohet nga Brukseli zyrtar me synim për të avancuar zgjerimin e Unionit pavarësisht veto-ve të përsëritura nga vende si Hungaria dhe shtete të tjera që kanë bllokuar përparimin e negociatave të antërarësismit për vende si Ukraina, por gjithashtu edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas diskutimeve të Bashkimit Europian, vendet kandidate si Shqipëria , Mali I Zi, Moldavi, Ukraina mund të përfitojnë nga shumë avantazhe të anëtarësimit në Bashkimin Europian si përshembull aksesin në programe dhe fonde të caktuara me kusht që të heqin dorë nga e drejta e veto-s, ndërsa Bashkimi Europian përmbyll disa reforma themelore në mënyrën e organizimit dhe vendimarrjes së tij .

Kjo iniciativë që po diskutohet ka marrë mbështetjen nga vene të cilat janë pro zgjerimit si Suedia dhe Austria, por edhe nga vende të tjera Baltike dhe ato të Europës qëndrore të cilat e shohin zgjerimin e BAshkimit Europian si një nevojë stategjike.

Liderët e Bashimit Europian pritet të diskutojnë këto propozime në samitin e Këshillit Evropian më 23 tetor, megjithatë një zyrtar i Unionit paralajmëroi ne kushtet e anonimatit per Politico se në këtë fazë nuk pritet një vendim të mëdha..

Mbështetësit e konceptit të ri e shohin opsionin e anëtarësimeve të reja pa të drejtë vote dhe vetoje si një zgjidhje praktike për të përshpejtuar anëtarësimin e vendeve që janë të orientuara gjeopolitikisht drejt Bashkimit Europian, veçanërisht në kontekstin e situates Gjeopolitike në Europë duke përfshirë luftën në Ukrainë. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!