Edi Martini debutoi me Teutën sot, ndërkohë që pas ndeshjes me Partizanin ai analizoi paraqitjen e skuadrës së tij në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Shkodrani, pas fitores tha: “Asht shumë e rëndësishme ta nisnim me fitore, pas disa vuajtjeve, me ekipin kampion. Jam i lumtur për rezultatin e arritur”.
“Nuk dua të flas për arbitrat. Para një jave u dënua Teuta me penallti dhe kartonë të kuq. Gjithsesi është e vështirë, kur ka gjera që duken. Kur fiton e kemi lehtë të themi që nuk flasim. Ishte ndeshje e luftuar, ekipi dha zemrën në fushë. Kjo më bën të besoj tek ekipi im, që ka karakter.
“Për ne sot e rëndësishme ishte të fitonim, jo loja. Na duhej për moral dhe gjithçka. E falënderoj edhe Bledin, pasi më ka lënë një ekip shumë të mirë. Veç kemi punuar psikologjikisht. Ekipi iu përgjigj kërkesave tona dhe fituam”.
“Është e rëndësishme të fitojmë edhe në Vlorë. Beqja bëri një gabim, pasi na la me një lojtar më pak. Mund të ndëshkohej vetëm kundërshtarin në fushë. Dha maksimumin në fushë. Ata që kanë qenë lojtarë e dinë se mund të dalësh jashtë kontrolli. Në të ardhmen duhet të mos na ndodhë më diçka e tillë”.
“Gjendja ishte e trishtë. U largua trajneri, sikurse edhe rezultatet nuk ishin të mira. Kam biseduar me lojtarët dhe jam mundur t’i çliroj psikologjikisht. Besoj se ia kam dalë”, përfundoi Martini deklaratën e tij në emision. /abcnews.al

