ABC News ka siguruar pamje nga brenda banesës së shkrumbuar në Maliq, ku për pasojë humbën jetën nënë e bir.
Nga pamjet shihet se çdo orendi brenda në banesë është e shkrumbuar.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së dielës, teksa shkak për flakët, dyshohet të jetë bërë soba me dru.
Vajza e mitur, 6 vjeçe ndodhet në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë./abcnews.al

