Është vetëm fillimi, por duket se kthesa për mirë është marrë.
Kristian Kivu, i vënë disa herë në dyshim, duket se tashmë është me të vërtetë trajneri i Interit, dhe skuadra e tij po rreshton fitoret.
Suksesi i radhës, këtë fundjavë në Serinë A, ishte tepër I rëndësishëm, pasi u arrit në fushën e një rivali për titull si Roma.
Vendosi një gol shënuar nga Boni që në minutën e gjashtë, ndërsa zikaltërit morën maksimumin në stadiumin “Olimpiko”, në një përballje tepër të ashpër.
Roma e trajnerit Gasperini ishte një rival i madh dhe e tregoi, edhe pse skuadra nga Lombardia luajti si e barabartë në atë që mund të quhej “goja e ujkut”.
Vendasit bënë diçka më shumë, me 15 gjuajtje ndaj 12 të miqve, si dhe me 57 për qind të zotërimit të topit, por Interi u duk gjithmonë në kontroll dhe më pranë fitores.
Tashmë janë gjashtë fitore radhazi, me humbjen e fundit me shifrat 4-3 në fushën e Juventusit në 13 shtator, pra para pesë javësh.
“La Gazeta delo Sport” nuk ka dyshime: Fluturim I Interit, në Romë vendos Boni, popullohet kreu! Suksesi I gjashtë radhazi mes Serisë A dhe Championsit!”
“Trafik në krye,” shkruan “Il Korriere delo Sport”, tre janë ulur mbi divan! Interi arrin Romën dhe Napolin! Kivu fiton 1-0 në “Olimpiko”!”
Në krye të Serisë A janë pikërisht këto skuadra, Interi, Roma e Napoli me nga 15 pikë pas 7 javësh, dhe zikaltërit kanë golaverazhin më të mirë si dhe kanë shënuar më shumë gola, 18./abcnews.al


