Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria, epiqendra e diasporës”, Lami: Protesta e dha mesazhin e saj! Haga po zvarrit qëllimisht procesin

schedule18:40 - 17 Tetor, 2025

schedule 18:40 - 17 Tetor, 2025

Për analistin Roland Lami, protesta masive e shqiptarëve këtë të premte në Tiranë e dha mesazhin e saj. Në studion e ABC Neës, Lami tha se Haga po zvarrit qëllimisht procesin ndaj ish krerëve të UÇK, dhe protesta të tilla zhvillojnë ndjenjën kombëtare.

“Ftesa për tu organizuar e gjitha kjo që ka të bëjë me mbrojtjen e UCK në një moment krycial në historinë e Kosovës. Aktivitete të kësaj natyre janë një mesazh në kuptimin e nje rreshtimi solidariteti mbarëkombëtar, dhe një presion pozitiv ndaj institucioneve të drejtësisë, për një process dukshëm të zvarritur.”

Lami vlerësoi më tej, zgjedhjen e Tiranës së epiqendër të protestës, të cilën e konsideroi epiqendër të diasporës

“Nuk është një zgjedhje e pamenduar mirë, ne kemi detyrim kushtetues në lidhje me cfarë ndodh me bashkëkombasit tani. Shqipëria duam s duam ne është epiqendra e diasporës për shumë arsye. Roli që ka vetë shteti shqiptar në aspektin e mbrojtjes dhe lobimit, për ti dhënë statusin që i takon jo vetëm Kosovës, dhe duam s’duam ne Shqipëria është epiqendra gjeopolitike e rajonit. Duhet ta shfrytëzojmë për të parë jo vetëm interesat që lidhen me shtetin shqiptar por edhe me diasporën shtetet përreth. Kjo është edhe simbolika mendoj e zgjedhjes së Tiranës”, tha Lami.

Sa i takon simboleve dhe pjesëmarrësve në protestë, Lami thotë se e sheh të ndarë në dy rrafshe, publik dhe politik.

“Në rrafshin publik duhet të ndihemi mirë se ka një vetëdije të shtuar kombëtare, dhe kjo lidhet me identitetin tonë, një shfaqje patriotizmi. Por ajo cfarë vërejmë në rrafshin politik, aktet që janë marrë nga aktorët politikë kudo, në të shumtën e rasteve janë ndjekur nga axhendat personale, të subjektit politik dhe jo shumë të interesit kombëtar. Konsensusi që gjejnë shqiptarët në lidhje me nevojën për patriotizëm shpesh nuk e gjejmë të partitë politike.” u shpreh ai.

“Shumica e sjelljeve të drejtuesve të partive është më shumë e orientuar ndaj një llogarie elektorale dhe një lloj servilizmi ndaj faktorit ndërkombëtar. E parë kështu në jo pak raste kjo ka krijuar kosto duke mos krijuar fizioniminë e një shteti serioz. Duhet të themi edhe dick aka edhe një faktor ndërkombëtar që na sheh me lupë, dhe në cdo pozicion apo qëndrim që mund të bëhet nga partitë politike këtu, pro Kosovës, mund të përdoret edhe nga pala serbe.

Vihet re një lloj servilizmi për ti pëlqyer faktorit ndërkombëtar se sa te opinioni publik. E mira e kësaj proteste është që zhvillon ndjenjën kombëtare, që nuk e kemi shumë të zhvilluar si ndjenjë. Së dyti eksperienca e protestave për ceshtje të tjera në vende të tjera ka elementin e sensibilizimit mbarëkombëtar. E fundit, protesta bën që intitucionet ligjzbatuese të mos jenë indiferentë. Është një hap që duhet mbështetur, dhe përkrahur,” -përfundoi Lami.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!