Këtë të premte në Sheshin “Skënderbe” do të zhvillohet protesta mbarëkombëtare në mbështetje të ish-krerëve të UÇK.
Tirana sot vishet kuqezi, ku mijëra shqiptarë pritet të mblidhen në shesh me moton “Liria ka emër”, “Liri për Çlirimtarët”.
Gazmend Syla, nënkryetari i OVL-UÇK në një intervistë në “News Line” në ABC News ka bëri thirrje për një bashkim të shqiptarëve në këtë protestë paqësore në mbështetje të UÇK.
Gjatë intervistës, ai tha se pritet që pjesëmarrja të jetë me e lartë nga sa është parashikuar, nga Kosova janë nisur 70 autobusë me veteranët e luftës. Syla nënvizoi se Haga duhet të ketë mision drejtësisë, ndërsa theksoi se ish-luftëtarët e UÇK, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Kadri Veseli prej vitesh mbahet padrejtësisht në Hagë.
“Edhe dy protesta të tjera që i kemi organizuar na kanë dalë jashtë parashikimit. Edhe kjo e sotme është jashtë pritshmërive lidhur me pjesëmarrjen. Edhe këtu parashikojmë që pjesëmarrja të jetë shumë e lartë. Për veteranët e luftës kemi mbi 70 autobusë…E sa e sa të tjerë do të vijnë me makina. Në pjesën e organizimit të protestës jemi angazhuar. Ne besojmë që edhe tiranasit do të jenë në shesh. Parashikojmë që protesta të zgjasë, për rreth 1 apo 2 orë. Ideja ka qenë që protesta të mos politizohet. Kemi kërkuar nga ish-presidenti Moisiu të marrë fjalë dhe na ka nderuar që ka pranuar. Do të jetë Ali Mehmeti që do marrë fjalën… Do të jenë Arif Vladi dhe Shkurte Fejza. Ne si kryesi e re që kemi dalë në janar kemi bërë një plan veprimi për këtë padrejtësi që po ndodh në Gjykatën Speciale. Kemi takuar shumë ambasador kemi shprehur shqetësimet tona. Në parlamentin europian si edhe në parlamentin në Zvicër kemi shprehur shqetësimet tona. Është e drejta jonë të ngremë këto shqetësime që ndodhin. Ne duhet të fokusohemi dhe të bëhemi bashkë për të ngritur zërin. Por kuzhinat e Albin Kurtit bënë një tekst të panevojshëm. Dhe më pas ndodhi edhe reagimi i zotit Rama. Për ne reagimi i Kurtit nuk është një gjë e re… Sa i përket konfrontimi PD –PS ne nuk i japim të drejtë për me fole sepse janë punët e shtetit…Ndërsa sa i përket zonjës Osmani, me sa duket ka reflektuar…Me gjasë do të hapë një parti politike, është në fund të mandatit dhe ndoshta për këtë ka menduar edhe t’i bashkohet protestës…Por duhet të kemi parasysh që kjo qeveri udhëhiqet nga Kurti dhe i kemi parë qasjet e tyre…Sot në shesh janë shumë njerëz që e duan vendin e tyre. Për zonjën Osmani mund të them se ka qenë tepër e zëshme kundër bashkëluftëtarëve në Hagë dhe ne nuk mund ta harrojmë. Dua të them se britma për këtë padrejtësi ka jehonë më të madhe në sheshin “Skënderbej” dhe prandaj të bëhemi bashkë në shesh…”, tha ndër të tjera ai.
/abcnews.al/

