Luajti me tre kombëtare në karrierë, Maradona e zgjedh si më të mirin e historisë

schedule13:30 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 13:30 - 18 Dhjetor, 2019

Maradona rivalizon prej vitesh me Pele për faktin se kush është futbollisti më i mirë i historisë së futbollit. Argjentinasi shpreh gjithmonë atë që mendon dhe kështu ka ndodhur edhe radhe. Në një prononcim për TyC Sports, legjenda e futbollit zgjedh një patriot të tij, i cili u aktivizua me tre kombëtare gjatë karrierës: Argjentinën, Kolumbinë dhe Spanjën.

Nuk mungon edhe një koment në lidhje me dy nga rivalët më të fortë me të cilët është përballur dhe shokun me të cilin ka qenë më së shumti i lidhur, teksa e mbyll me Leo Messin.

Mendoj se ka qenë Alfredo Di Stefano më i miri. Ai ishte superior ndaj të gjithëve, edhe se unë. Pele nuk donte ta njihte talentin e tij. Shokët e tij shpikën një trofe vetëm për të, që të jetonte si një legjendë futbolli. Unë e munda Pele në Rio, për të qenë më i miri në histori.

Bluzat më të mira që kam shkëmbyer janë ato me Gullit dhe Van Basten, kur ata ishin pjesë e Milanit. Lojtari me të cilin kam qenë më së shumti i lidhur, ka qenë Careca te Napoli. Mendoj se do të kisha disa “Topa të Artë”, por ajo që Messi ka arritur është e jashtëzakonshme.

I kam treguar se ku duhet ta vendoste këmbën kur gjuan goditjet e dënimit, por pjesa tjetër është gjithçka e tija. Unë kurrë nuk do të doja të përballesha me Messin, kurrë. Nuk e kritikoj atë, ai vjen në shtëpi dhe luan, nuk e këndon himnin dhe thonë se është katalanas. Unë jam një mik i Leos“, përfundon Diego Maradona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!