Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrau gruan, burg përjetë shqiptarit/ Greqi, gjykata: 50 vjeçari e vrau për arsye xhelozie

schedule20:01 - 16 Tetor, 2025

schedule 20:01 - 16 Tetor, 2025

Burg përjetë për Eduard Danajn.  Ishte Gjykata e Athinës në Shtetin Fqinj që dha vendimin këtë të enjte pas aktit makabër që 52 vjecari kreu në 16 maj të vitit 2024 duke vrarë me thikë bashkëshorten e tij Enkelejda Danaj, 40 vjec.

Në vendimin e Gjykatës Greke thuhej se 52 vjeçari kishte vepruar me paramendim dhe nën ndikimin e xhelozisë. Pas kryerjes së krimit Danaj ishte larguar nga vendngjarja dhe ishte fshehur në një hotel, atje ku edhe u arrestua nga policia.

Gjyqtari i ceshtjes tha se  Eduard Danaj kishte kryer nje akt Mizor për të cilin nuk ishte penduar. Trupa Gjykuese në vendimin e tyre theksuan një sere detajesh duke nisur që nga fakti se autori nuk mbante mend ditëlindjet e fëmijëve të tij e deri tek fakti se pasi kishte vrarë bashkëshorten autori ishe larguar I pashqetësuar drejt një hoteli për të konsumuar alkool. Përveç dënimit me burgim të përjetshëm, gjykata e gjobiti Danajn me 5 mijë euro për armëmbajtje pa leje.

Vajza 22 vjecare e çiftit e cila ka marrë kujdestarinë e vëllait të saj të vogël doli këtë të enjte në bankën e dëshmitarëve ku sipas asaj që shkruajnë mediat greke, pa e parë fare të atin deklaroi se ai nuk ishte penduar pasi në disa komunikime që kishte pasur me të pas ngjarjes së rëndë ai kishte vazhduar të mallkonte bashkëshorten e tij të ndjerë.

Eduard Danaj vrau bashkëshorten e tij Enkelejda Danaj në orën 6 të mëngjesit të 16 majit të vitit 2024, ndërsa viktima 40 vjecare po bëhej gati tv shkonte në punë. Ai e goditi atë 14 herë me thikë në stomak duke I shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në momentin e kryerjes së krimit të rëndë cifti nuk jetonin së bashku pasi viktima kishte kërkuar divorcin për shkak të dhunës që bashkëshorti ushtronte ndaj saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!