Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtyhen komisionet për dy reformat/ Diskutohen javën tjetër në Kuvend

schedule19:23 - 16 Tetor, 2025

schedule 19:23 - 16 Tetor, 2025

Parlamenti shtyu për seancën e rradhës votimin për ngritjen e Komisioneve të Posacme për reformën zgjedhore dhe atë territoriale.

Në nisje të seancës, partia demokratike depozitoi dy amendamente, ku kërkonte që njëjtë si zgjedhorja edhe komisioni për territorialen të ngrihej mbi bazën e barazisë pozitë opozitë. Kerkesë të cilën mazhoranca u shpreh e gatshme ta diskutoje në ditët ne vijim me qëllim që dy komisionet te miratohen me konsensus.

Drafti aktual parashikon që territorja të drejtohet nga shumica e cila do të ketë 9 anëtarë në komision,  PD 6 anëtare, ndërsa nga 1 anëtarë dy grupet e tjera të opozitës.

Ndërsa komisioni për zgjedhoren do të përbehet nga 16 anëtarë nga të cilët 8 do të jenë nga PS ndërsa 8 nga partitë e tjera parlamentare. Po ashtu punimet e tij, do të drejtohen me bashkëkryetarë, duke mundësuar vendimarrje konsensuale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!