Partia Demokratike thyen formalisht bojkotin e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 9 nëntorit. Me firmën e kryetarit Sali Berisha, i ka kërkuar KQZ të regjistrohet si subject politik në zgjedhje.
Megjithatë, ky regjistrim është vetëm formalisht, pasi vlen vetëm për të marrë fondet dhe caktuar komisionerët e vet në zgjedhje.
Nga ana tjetër, kandidatët të cilët do të mbështesë në zgjedhje, po regjistrohen si të pavarur me komitete nismëtare si të propozuar nga zgjedhësit, e jo nga PD.
Në këto kushte, PD nuk do të mund ti mbështesë kandidatët e pavarur, sepse logoja e partisë nuk do të shfaqet as në fletën e votimit, as në fushatë.

