Javët e fundit në tryezat e diskutimit është parashtruar ligji për barazinë gjinore i cili përfshin dhe gjininë e tretë, atë ‘tjetër’.
Komisioneri kundër diskriminimit Robert Gajda tha për ‘Real Story’ se ka pasur nevojë për ndryshime në ligjin për barazi gjinore kohë më parë. Më tej, në analizën e tij Gajta tha se ligji është shumë i mirë pasi reflekton realitete të reja, si për shembull dhunën digjitale.
“U bë kohë që kërkohej ndryshime në ligjin për barazi gjinore. Ligji i vjetër ka pasur dhe mangësi. Ka qenë thirrje nga institucione dhe organizma të tjerë për një rikonstruktim të ligjit. Në bazë të konsultimeve, lidhej me këtë projekligj. Është një ligj shumë i mirë që reflekton realitetet e reja. Ligji merret shumë me dhunën digjitale, sesi mjetet online ndikojnë deri në vetëvrasje.
Ligji është i bërë mirë dhe në fushat që mbron me punësimin, arsimin, ambientin. Ligji i mëshon faktit të dy gjinive burra dhe gra, patjetër që duhet të përshtatet me legjislacionin tonë. Ligji për mbrojtjen nga diskriminimi i miratuar në 2010 ka si shkak të mbrojtjes nga diskriminimi identitetin gjinor. Ka dhe vendime për të mbrojtur identitetin gjinor të personave, lidhet me identitetin e një burri apo gruaje por edhe me persona që konsiderohen transgjinor që nuk po shpikin gjini, por kërkojnë të ndryshojnë gjini.”
Në analizën e tij, komisioneri Gajta tha se ka persona të cilën ndryshojnë gjini por kjo hasin pengesave ligjore.
“Janë persona që ndihen ndryshe, de facto është që kemi shumë persona që jetojnë në këtë shoqëri dhe hasin pengesa ligjore. Ata kanë ndryshuar gjininë e tyre, por në anën ligjore nuk reflektohet. Nuk i reflektohet në dokumenta, kjo që ai person ka bërë ndërhyrje dhe ka ndryshuar gjinin.
Personat interseks lindin me të dyja organet genitale, dhe këta persona për shumë kohë është mbajtur e fshehur nga familjarët dhe është kërkuar të mbahet i fshehtë. Në këtë moment është bërë një zgjedhje e gjinisë, dhe kur ky person është rritur e ka ndjerë që është grua dhe e ka gjetur veten në gjininë tjetër. Këto janë fakte! Ky ligj do të rregullojë situatën, nuk po përpiqet të sjellë situatë tjetër. Debati i parë është a i intereson shtetit të rregullojë këtë gjë?” / abcnews.al /


