Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Speciale në Hagë, Jack Smith, ka folur rreth procesit i cili po zhvillohet atje ndaj ish-krerëve të lartë të UÇK-së.
Ai në një intervistë për një media amerikane, deklaroi se rastet e tilla të mëdha, të marrin vite për t’u ndjekur penalisht.
Po ashtu, Smtih foli edhe rreth pranisë së kamerave në gjykatë, duke thënë se kur ndodhur kjo dëshmitarët mund të sillen ndryshe.
“Rasti i fundit që e kisha në Dhomat e specializuara të Kosovës. Këto raste të krimeve të luftës në Kosovë, përpjekjet për të sjellë rastet në gjykatë ishin pothuajse të pamundura për shkak të kërcënimeve ndaj dëshmitarëve. Një nga këto raste është duke vazhduar, këto raste ishin në live-stream, por identiteti i disa dëshmitarëve ishte plotësisht “i bllokuar”. Unë e dua transparencën, nuk më pëlqen kjo, por nuk mund të vë jetët e dëshmitarëve në rrezik”, deklaroi ai.
Jack Smith, është ai i cili ka ngritur aktakuzën ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Ata nga 3 prilli 2023, po gjykohen për krime lufte, gjë që është mohuar nga katërshja.

