Sëmundjet neurologjike shkaktojnë më shumë se 11 milionë vdekje në vit dhe prekin mbi 3 miliardë njerëz në mbarë botën.
Megjithatë Organizata Botërore e Shëndetësisë theksoi se më pak se një në tre vende ka një politikë kombëtare për të adresuar barrën në rritje të çrregullimeve neurologjike.
Në një raport vjetor për statusin global mbi neurologjinë, i cili tregoi se gjendjet neurologjike tani ndikojnë në më shumë se 40% të popullsisë globale.
Goditja në tru, migrena, Alzheimer apo demenca të tjera, meningjiti, epilepsia apo kanceri i sistemit nervor, janë ndër 10 kontribuesit kryesorë që çojnë drejt vdekjes.
Zyrtari i lartë i OBSH, Jeremy Farrar tha se shumë nga këto gjendje neurologjike mund të parandalohen ose trajtohen në mënyrë efektive, mungojnë shërbimet e duhura. Veçanërisht në zonat rurale, ku njerëzit kanë më pak mundësi për shërbim shëndetësor dhe nga ana tjetër përballen edhe me stigmë, përjashtim social dhe vështirësi financiare.
Raporti nxori në pah pabarazi të mëdha globale, siç janë vendet me të ardhura të ulëta që kanë mbi 80 herë më pak neurologë sesa vendet me të ardhura të larta. Vetëm 32% e shteteve anëtare të OBSH kanë politika kombëtare mbi çrregullimet neurologjike dhe vetëm 18% kanë buxhete të dedikuara.
Agjencia e shëndetit publik të Kombeve të Bashkuara i nxiti qeveritë që t’i bëjnë çrregullimet neurologjike një përparësi politike dhe të krijojnë mundësi për kujdes me shërbim shëndetësor publik.


