Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtohen bizneset e reja/ QKB: Mbi 1400 subjekte vetëm në shtator, dominojnë shërbimet

schedule14:07 - 15 Tetor, 2025

schedule 14:07 - 15 Tetor, 2025

Shtohet numri i bizneseve që operojnë në Shqipëri .Statistikat e Qendrës Kombëtare të Bizneseve tregojnë se  vetëm gjatë muajit shtator janë hapur mbi 1400 subjekte të reja.

Kjo tregon se ekonomia shqiptare është e qëndrueshme  dhe ka krijuar më shumë besim për nisjen e aktiviteteve jo vetëm nga shqiptarët por edhe të huajt.

Ndërkohë që përmes ndryshimeve ligjore të ndërmarra së fundmi janë lehtësuar apo,  janë eliminuar  një sërë tarifash për aplikim që paguheshin më parë nga biznesi.

Ndërsa në tre muajt e fundit Korrik-Shtator rezultojnë se  janë mbi 4 mijë  subjekte të reja që kanë nisur aktivitetin.

Numri më i lartë i aktiviteteve të biznesve përqendrohet në nëngrupin tregti, riparimi i automjeteve, ndjekur nga akomodimi dhe shërbimi ushqimor, industria përpunuese transporti dhe ndërtimi.

Struktura ekonomike e sipërmarrjeve shqiptare është e orientuar drejt sektorit të shërbimeve, i cili përfaqëson 86% të ndërmarrjeve në total .

Nga të dhënat konfirmohet se sipërmarrja shqiptare dominohet nga ndërmarrjet e vogla në mbi  85% të cilat kanë nga një deri në katër të punësuar.

Biznesi i vogël rezulton se ka edhe numrin më të madh të personave të punësuar në vend.

Sipas qarqeve Tirana mbetet me numrin më të lartë të bizneseve ndjekur nga Durrësi, Elbasani dhe Vlora .

Ndërkohë që sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit, gjatë viti 2024 janë regjistruar në total mbi 17.500 subjekte të reja/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!