Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se e mbështet protestën në Tiranë, në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo tha se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe në mbrojtje të popullit të Kosovës.
“E mbështes këtë protestë dhe e kam mbështetur secilën protestë e cila thërret për drejtësi. Qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët gjithandej, asnjëherë nuk kanë kërkuar asgjë tjetër përveç drejtësi. Drejtësi e cila respekton parimet më të larta të mbrojtjes se të drejtave të njeriut. Kosova dhe më konkretisht krerët të cilët tani përballen në Hagë pikërisht pse kanë pasur besim në drejtësi janë paraqitur para saj, tashmë po bëhen pesë vite, pa asnjë dyshim në drejtësinë ndërkombëtare por ne si institucione të Kosovës vazhdimisht kërkojmë qe parimet më te larta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive të njeriut të respektohen dhe unë u jap plotësisht të drejtë qytetarëve tanë dhe i mbështes ata sa herë protestojnë për të kërkuar respektimin e këtyre standardeve.”
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka mbrojtur me dinjitet qytetarët e Kosovës, tha ndër tjera Osmani, e cila theksoi se ka qenë vetëm një agresor.
” Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë e drejtë për liri, luftë për ta mbrojtur popullin dhe ta çliruar Kosovën nga okupimi që ka zgjatur për shekuj dhe luftë që ka pasur në fokus mbrojtjen e pragut të shtëpisë dhe qytetarëve të pafajshëm të cilët sulmoheshin, vriteshin masakroheshin nga ushtria serbe. Për këdo që e ka parë me sytë e vet se çfarë ka ndodhur në luftën e fundit në Kosovë dihet shumë qartë, ka qenë vetëm një agresor dhe ajo ka qenë Serbia dhe ka qenë vetëm një viktimë dhe ajo ka qenë Kosova. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka mbrojtur me dinjitet qytetarët e Kosovës, ka mbrojtur me dinjitet Republikën e Kosovës dhe drejtësinë e kësaj luftë ne do ta mbrojmë deri në fund”
Osmani le keshtu vetem ne qendrimin e tij mohues kryeministrin ne detyre te Kosoves, Albin Kurti.

