Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti Trump i akordon Charlie Kirk ”Medaljen e Lirisë”

schedule10:00 - 15 Tetor, 2025

schedule 10:00 - 15 Tetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump i ka akorduar ‘’Medaljen e Lirisë’’ pas vdekjes aktivistit Charlie Kirk të vrarë në kampusin e universitetit të Utah më 10 shtator.

Ceremonia e dorëzimit do të bëhet në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Trump e ka shpallur 14 tetorin Ditë Kombëtare Përkujtimore për Charlie Kirk.

Në një deklaratë pas ceremonisë për t’i dhënë Medaljen e Lirisë pas vdekjes aktivistit konservator të vrarë më 10 shtator, presidenti i bëri thirrje “popullit amerikan të mblidhet në këtë ditë në vendet e tyre përkatëse të adhurimit për t’i bërë homazh kujtimit të Charlie-t”.

‘’I ftoj njerëzit e kombit tonë të luten për përparimin e paqes, të vërtetës dhe drejtësisë në të gjithë vendin tonë. 14 tetori është gjithashtu ditëlindja e Kirkut, i cili do të kishte mbushur 32 vjeç’’, theksoi presidenti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!