Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mallra kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 42-vjeçari, në pranga edhe një doganier

schedule08:39 - 15 Tetor, 2025

schedule 08:39 - 15 Tetor, 2025

Një rast i mallrave kontrabandë është goditur këtë të mërkurë. Gjatë finalizimit të operacionit të koduar “Skaneri” është arrestuar një 42-vjeçar. Sipas policia, ky shtetas është kapur në flagrancë gjatë transportimit të mallrave që kishte kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut.

Ndërsa është arrestuar edhe një doganier i Pikës Kufitare Bllatë, pasi dyshohet se nëpërmjet korrupsionit ka lejuar këtë veprimtari kriminale. Gjithashtu edhe një tjetër doganier është vënë në hetim për shpërdorim detyre.

Mallrat dhe automjeti me të cilin transportoheshin si edhe disa shuma parash janë sekuestruar nga autoritetet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!