Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Bashkëpunimi me ndërkombëtarët, i rëndësishëm”/ Ministri i Drejtësisë raporton mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024

schedule10:25 - 14 Tetor, 2025

schedule 10:25 - 14 Tetor, 2025

Është zhvilluar këtë të martë mbledhja e përbashkët e Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, ku është mbajtur edhe seanca dëgjimore për raportimin vjetor të Ministrit të Drejtësisë mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024.

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari, në raportimin e tij, nënvizoi se është i rëndësishëm forcimi i etikës profesionale, duke shtuar se gjithashtu bashkëpunimi me ndërkombëtarët është shumë i rëndësishëm.

“Ne jemi angazhuar dhe bashkëpunimi me ndërkombëtarët është shumë i rëndësishëm. Me Kodin Penal shtoi se po bëhet një punë masive. Puna për Kodin e ri penal do të vijojë edhe gjatë 2026. Dhe kemi rreth 26 tryeza për konsultime. Kodi ekzistues penal është miratuar në 1995 dhe gjatë kësaj kohe kemi evidentuar problematika të ndryshme. Dhe është e domosdoshme të përshtatim evolucionin që ka pësuar jurisprudenca në përgjithësi”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!