Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Minxhozi: Ecuria e Tiranës, vuajtje për Kurtin/ Nura: Zgjedhjet, shuplakë për Albinin

schedule20:34 - 13 Tetor, 2025

schedule 20:34 - 13 Tetor, 2025

Analisti Skënder Minxhozi komentoi për ‘Real Story’ situatën politike në Kosovë, me kolaps në konstituimin e Kuvendit, ndërkohë me zgjedhjet lokale që i dhanë një shuplakë Kurtit. Minxhozi tha se ecuria e Tiranës është një vuajtje për Kurtin të cilin e cilësoi si narcist.

“Bëhen zgjedhjet në tetor, mbyllen balotazhet. Pushteti vendor vazhdon kolapsin dhe e gjitha kjo është produkt i atyre që qeverisin Kosovën. Është sjellja e athët e Kurtit për të mos gjetur asnjë pikë takimi me askënd, shpërfillje e ndërkombëtareve, politika ekonomike që kanë sjellë instanjacion.

Tirana është krejt ndryshe, kjo e bën të vuaj Kurtin që ka një dozë narcizimi. Edhe kur mbahet një samit në Europë dhe ai nuk ftohet, kjo precipiton mllef dhe dëshirë për vetëizolim.”

Më tej, gazetari Artur Nura theksoi se zgjedhjet e së dielës në Kosovë ishin një shuplakë për Kurtin. Nura theksoi se ai është një politikan ekscentrik i cili kërkon ‘fitoren’ në çdo gjë me të.

“Është një politikan ekscentrik që kërkon të fitojë çdo gjë me të, ose të humbi çdo gjë pa të. Në çdo bast ai kërkon ta bëj golin vetë. Besoj se ka një problem me Ramën. Ai nuk e ndan dot Ramën nga Shqipëria, ka një diferencë. Atë e ka kompleks që pasqyrohet dhe me Shqipërinë.

Jo vetëm elektorati, por edhe ndërkombëtarët po e shohin kështu. Zonja Osmani u vlerësua nga NATO, nga SHBA. duhet të ishte sot dhe nesër në Tiranë që të jetë pjesë e dialogut me ndërkombëtarët.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!