Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Fitorja ndaj Serbisë, falë eksperiencës në Europian”/ Sylvinho: Sfidat e nëntorit, për kualifikim

schedule16:46 - 13 Tetor, 2025

schedule 16:46 - 13 Tetor, 2025

Trajneri i kombëtares, Sylvinho thotë se fitorja ndaj Serbisë, erdhi edhe për shkak se kuqezinjtë kanë fituar eksperiencë nga ndeshjet në kampionatin europian.

Në konferencën për media, një ditë para testit miqësor me Jordaninë, Sylvinho u shpreh se dy sfidat e nëntorit, ndaj Andorrës dhe Anglisë, luhet për kualifikim në fazën play off të botërorit.

“Jam pak i lodhur, rikthimi në shtëpi ishte pak i vonë. Nuk ishte ndeshje normale ajo e Serbisë. Llogaritë që duhet të bëjmë janë ndeshjet në nëntor. Kemi dy ndeshje të rëndësishme. Është hera e parë që kombëtarja mund të shkojë për herë të parë në play off. 24 lojtarët e mi, secili prej tre mund të jetë në fushë, por mund të jenë edhe në pankinë. Duhet të jemi të përqëndruar dhe të japim 100 përqind në dy sfidat e nëntorit”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!