Trajneri i kombëtares, Sylvinho thotë se ndaj Jordanisë, kuqezinjtë do të luajnë për fitore, edhe pse është ndeshje miqësore.
Në konferencën për media, një ditë para testit miqësor me Jordaninë, Sylvinho u shpreh se çdo ndeshje luhet për të fituar.
“Nuk besoj në miqësore, në çdo ndeshje futet për ta fituar ndeshjen. Jemi duke punar shumë. Nesër do kemi që në mëngjes, 11-shen që do të kemi në fushë. Do kemi hapësirë për të gjithë.”, theksoi ai./abcnews.al

