Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sylvinho “ha koka” trajnerësh/ Tekniku kuqezi “shkarkon” kundërshtarin e radhës

schedule13:01 - 13 Tetor, 2025

schedule 13:01 - 13 Tetor, 2025

Nuk është ky qëllimi i tij. Silvinjo ndodhet në stolin e Shqipërisë me objektivin e vetëm që të fitojë ndeshjet dhe të shkojë në finalet e turneve të mëdhenj. Gjithsesi, sukseset e brazilianit me kuqezinjtë kanë pasur edhe pasoja te kundërshtarët.

Në më pak se tri vjet në timonin e ekipit përfaqësues, Silvinjo ka detyruar të largohen katër trajnerë rivalë. I fundit ishte Dragan Stojkoviç I Serbisë, I cili dha dorëheqjen pas humbjes së pësuar nga Shqipëria në Leskovac.

Tekniku i atyre që quhen gjithashtu “shqiponjat” ashtu si shqiptarët, u detyrua të largohej pas pakënaqësisë së madhe te tifozëve dhe rezultateve negative.
Vula u vu pas golit të Manajt, që solli humbjen serbe.

Përpara Stojkoviçit u largua trajneri I Bullgarisë, Mladen Krstajiç, edhe ky serb, i cili humbi vendin e punës pas disfatës së pësuar në një ndeshje miqësore në “Arenën Air Albania”.

Shqipëria e Silvinjos I mundi bullgarët 2-0 me golat e shënuar nga Qazim Laçi dhe Ernest Muçi, secili në një pjesë loje. Më herët, pak ditë përpara Krstajiçit, u largua edhe tekniku I Polonisë, Fernando Santosh.

Portugezi i shquar, që fitoi Kampionatin Europian në 2016, iku pas humbjes 2-0 të pësuar në Tiranë, dhe golat u realizuan nga Jasir Asani e Mirlind Daku. Gjithashtu pas një humbjeje në kryeqytetin e Shqipërisë, me shifrat 3-0, u largua trajneri I Republikës Çeke, Jaroslav Silhavi, kur rrjetën e tundi një herë Asani dhe dy herë Taulant Seferi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!