Shqipëria fitoi ndaj Serbisë me rezultatin 0-1. Goli i Manajt në minutën e 46-të, të pjesës së parë, i dhuroi kuqezinjve fitoren në Leskovac.
Në pjesën e dytë, Shqipëria u tregua e kujdesshme dhe menaxhoi rezultatin, teksa serbët nuk arritën të barazonin.
Kjo fitore e konsolidon Shqipërinë në vendin e dytë me 11 pikë, në grupin K.
Pas përfundimit të ndeshjes, atmosfera në dhomën e zhveshjes ka qenë shpërthyese, teksa nuk kanë munguar këngët patriotike. Manaj, i cili ka ndarë një video të shkurtër nga atmosfera në dhomat e zhveshjes, ku shihen lojtarët duke kënduar edhe duke festuar./abcnews.al

