Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka prekur shumë tema delikate rreth zikaltërve në një intervistë të tij për mediet italiane.
Biznesmeni italian u shpreh se Interi nuk ka nevojë për merkato, pasi është në krye të tabelës me grupin që ka aktualisht.
“Champions League? Interi kishte një grup të vështirë, me disa ndeshje shumë të ndërlikuara. Dihej që do të ishte i vështirë kualifikimi. Besoj se skuadra është, mund të përforcohet vetëm në ndonjë repart që mendon trajneri se duhet të ketë më tepër alternativa.
“Në janar, rikthehen dhe disa futbollistë të dëmtuar. Interi është në formë të mirë. Nuk ka nevojë për merkato. Titulli kampion? Pse jo, Interi duhet të besojë deri në fund”, përfundoi Moratti./abcnews.al