Moderatorja dhe modelja Einxhel Shkira e cilësuar si një nga vajzat e bukura të ekranit, sëfundmi i është bashkuar ABC News në moderimin e emisionit sportiv Perssing me Gerti Çarçanin.
Pakkush mund ta ketë vene re por, Einxhel ka humbur plot 14 kg brenda një kohe të shkurtër. Këtë e ka zbuluar vetë teksa ishte e ftuar në programin “Rudina” në tv Klan.
Ajo është e lumtur për ndryshimin e bërë sepse e pranon që e kishte lënë veten totalisht pas dore me kilogramët që kishte marrë.
“Kam qenë 14 kile më shumë. Tani duhet ta marr më seriozisht këtë punën e peshës edhe të formës trupore. Kur e shikoj emisionin e herës së kaluar, aty e kuptoj që zgjedhja më e mirë që kam bërë është që zgjodha të dobësohesha sepse kam dalë sikur po shpërthej. Tmerrësisht ndryshim shumë i madh në jetën e njeriut dhe aty e kam kuptuar që e kisha lënë veten totalisht pas dore, me ato 14 kile që kisha marrë”, u shpreh ajo.
Shkira iu bashkua emsionit Pressing më 12 nëntor 2019. Më poshtë janë disa prej fotove, shkëputur në ditët e para kur ajo u shfaq në ekranin e Abc News.