Talenti i Lille, Victor Osimhen, u transferua në verë tek ekipi francez, si pasuesi i Nicolas Pepe. Edhe pse kishte një punë të madhe për të bërë dhe pritshmëritë e presioni ishin të mëdha ndaj tij, Osimhen nuk u ndikua aspak dhe arriti të shpërthejë shumë shpejt, duke marrë numrin 7 mbi shpinë dhe duke u bërë lojtari më i rëndësishëm i klubit francez.
Edhe sot në takimin kundër Monaco në tranfertë, i vlefshëm për Kupën e Francës, Osimhen gjeti golin në atë fitore 0-2 të ekipit të tij. Pak sekonda pasi shënoi, sulmuesi u pa të ulej në gjunjë dhe të mbante kraharorin e tij. Osimhen u transportua menjëherë në spital me ambulancë dhe raportet e para janë mësuar.
Problem i përkohshëm në mushkëri dhe për arsye sigurie, do e kalojë natën në spitalin e Monacos. Gjithsesi, mediet franceze vazhdojnë të raportojnë se nuk ka asgjë serioze për yllin e Lille./abcnews.al