Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qeveria Kurti, nis “countdown” final/ Kosovë, konstituohet Kuvendi, 15 ditë afat për formimin e qeverisë

schedule15:30 - 10 Tetor, 2025

schedule 15:30 - 10 Tetor, 2025

Me zgjedhjen e nënkryetarit nga pakica serbe, deputetit Nenad Rashiç, i hapet rrugë veprimeve për formimin e qeverisë së re të Kosovës, pas votimeve të 9 shkurtit.

Tani është rradha e Albin Kurtit, i cili siguroj vetëm 48 vende në Kuvendin e legjislaturës së nëntë, të tregojë nëse e ka apo jo mbështejen për të siguruar 61 votat që i duhen për një shumicë parlamentare.

Ishte kryeparlamentari Dimal Basha, qe e shpalli Kuvendin e Kosovës të konstituuar pasi Nenad Rashiç u zgjodh nënkryetar nga pakica serbe.

Rashiç u zgjodh me 71 vota pro, bashkim i votave mes Levizjes Vetevendosje dhe Lidhjes Demokratike te Kosoves.

Deputetja e kesaj partie, Hykmete Bajrami e arsyetoj kete qendrim me aktgjykimin e fundit i Gjykatës Kushtetuese. Sipas saj, organi me i larte i drejtesise ne vend eshte shprehur se nenkryetari i pakices serbe nuk duhet te vij rrjedhimisht nga Lista Serbe.

Lista Serbe insistoi se të drejtë për t’u zgjedhur nënkryetar nga radhët e komunitetit serb kanë vetëm deputetët e Listës Serbe pasi ata përfaqësojnë vullnetin e shumicës së komunitetit serb.

E pyetur nëse do të ketë ndonjë koalicion për formim të qeverisë, Bajrami shprehu skepticizëm pasi që tha se nuk ka shumë kohë për një marrëveshje të tillë.

Pas mbylljes se seances konstituive qe ka nisur qe me 15 prill, eshte rradha e presidentes se vendit Vjosa Osmani per ti dhene mandatin te nominuarit për kryeministër nga partia qe fitoj shumicen ne 9 shkurt, dhe me pas Albin Kurti ka kohe 15 dite per te paraqitur perberjen e qeverise se re, e cila gjithesesi duhet te votohet ne Kuvend. Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr votat e shumicës së të gjithë deputetëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!