Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit në Apel, ka shkaktuar debate në Kuvend. Duke folur për ngjarjen, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari iu drejtua me tone të ashpra deputetëve të opozitës, ndërsa u shpreh se është e rëndë të bësh politikë me vrasjen.
“Të bësh politik me vrasjen dhe me një rast tragjik, të kapitalizsh politikisht mbi vrasje është e rendë, ende nuk janë bërë të shtatat. Keni përgjegjësi për gjithë gjuhën denigruese ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, nga daljet në ballkon që keni folur, sharë e telendisur, deri te të hënat në SPAK.
Me gjuhën e urrjetjes keni ngjallur ngjarjet të tilla, normalisht do ndodhin ngjarje të tilla. Keni ndërsyer militantët tuaj. Flas këtu si përfaqësues i mbrojtjes së institucioneve të drejtësisë dhe ju keni qenë këtu gjithë kohës dhe nuk keni lënë nga prokurorja e përgjithshme që e keni ofenduar në sy të publikut në sy të ndërkombëtarëve, keni anatemuar ambasadorin e SHBA dhe BE vetëm se mbështetën reformën në drejtësi.
Reforma në drejtësi po sjell këto rezultate. Të hënën kur shkoni atje mbillni gjuhën e urrejtjes. Nuk keni turp, shqiptarët e dinë, ndaj ju kanë votuar ju kanë lënë aty ku ju kanë lënë! Mos linconi prokurorë e gjyqtarë, mos ngjallni gjuhën e urrejtjes. Urrjetja prodhon vetëm urrejtje, prodhon dhunë dhe ju këtë keni bërë gjithë këto vite. Turp t’ju vinjë ju. Kini kujdes, Lërini gjyqtarët të bëjnë punën e tyre, deri sa të vijnë te ju në pasurinë që I keni vjedhur këtij populli.” tha ai.

