Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndryshime në radhët e Policisë/ Largohet Altin Qato, zëvendësohet nga Perlat Vatoci

schedule18:37 - 8 Tetor, 2025

schedule 18:37 - 8 Tetor, 2025

Policia e Shtetit është përfshirë sërish nga lëvizje brenda strukturave drejtuese. Altin Qato, i cili deri më tani mbante postin e Drejtorit të Policisë Rrugore, është transferuar në Akademinë e Sigurisë.

Në vend të tij, është emëruar Perlat Vatoci, i cili më parë shërbente si Këshilltar i Drejtorit të përgjithshëm Ilir Proda. Vatoci pritet të udhëheqë strukturën e rëndësishme të Policisë Rrugore, në një kohë kur trafiku dhe aksidentet vijojnë të jenë një sfidë për uniformat blu.

Arbër Zemani, i njohur për shërbimin e tij të gjatë si Shef i Sektorit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është ngritur në detyrë si Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkodër. Ndërkohë, Adrit Elmazi, që deri më tani drejtonte këtë drejtori në Shkodër, është transferuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku do të ushtrojë funksionin e Specialistit në Drejtorinë Strategjike.

Një tjetër lëvizje e rëndësishme është ajo pas largimit të Rebani Jaupit nga posti i Drejtorit të Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike. Në vend të tij është emëruar Dhimitraq Ziu, i cili pritet të udhëheqë këtë departament jetik për sigurinë dhe rendin në nivel kombëtar. Më herët Ziu ka qenë drejtor për disa vite në Drejtorinë e Policisë së Dibrës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!