Në hollin e Pallatit të Kongreseve miq, kolegë , drejtues të institucioneve të drejtësisë, politikanë i dhanë lamtumirën e fundit gjyqtarit Astrit Kalaja I cili u vra në krye të detyrës.
Prokurorët e SPAK bashkë me kryeprokurorin Altin Dumani u bënë bashkë në homazhe për gjyqtarin e vrarë.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj i bëri nderimet e fundit gjyqtarit Kalaja. Kryeministri Edi Rama ishte bashkë me ministrin e drejtësisë. Më pas një mesazh në librin e ngushëllimeve ku kryeministri shkruan një tragjedi e madhe për familjen të afërmit, kolegët dhe vetë shtetin.
Ndërime për gjyqtarin e vrarë bënë dhe deputetë të Partisë Demokratike, por në homazhe mungoi Sali Berisha.
Pas rreth dy orë homazhe arkëmorti u nis drejt Shkodrës. Gjyqtari Astrit Kalaja do të prehet në qytetin e lindjes.
Kalaja u qëllua për vdekje dy ditë më parë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë nga 30 vjeçari Elvis Shambi pas dhënies së një vendimi për çështje pronësie./abcnews.al

