Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve atje ku mbahen homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, që u ekzekutua më 6 tetor në sallën e gjyqit.
Rama, i veshur me të zeza, ka nderuar figurën e gjyqtarit të rënë në krye të detyrës. Kreu i qeverisë nënshkroi dhe një mesazh, në nderim të gjyqtarit Kalaja.
Në homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja pritet të jenë kolegë të tij, por edhe politikanë. Gjyqtari Kalaja ishte në krye të detyrës, kur po shqyrtonte një çështje gjyqësore për çështje pronësie, kur u ekzekutua nga 30-vjeçari Elvis Shkambi.

