Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gara për Tiranën, Alimehmeti: Një luftë kundër pushtetit absolut!

schedule21:09 - 7 Tetor, 2025

schedule 21:09 - 7 Tetor, 2025

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Ilir Alimehmeti foli për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës.

Gjatë intervistës, Alimehmeti u shpreh se situata sot është ndryshe nga garat e zhvilluara më parë, ndërsa nënvizoi se ‘lufta’ sipas tij është kundër një pushteti absolut.

“Ne sot jemi në një situatë krejt tjetër. Në 2025 kemi një pushtet absolut nga ana e Ramës dhe PS. Kjo është luftë kundër pushtetit absolut sepse pushteti absolut i mbyt të gjithë. Për Bashkinë e Tiranës, kujtoj që kur hyri Erion Veliaj tregoi shumë mirë atë që do bënte dhe thjesht do abuzonte dhe do e përdorte Tiranën… si shkallë…Nuk mund duk fare e lumtur sepse Manastirliu të hynte të paktën me një dosje penale të pastër…Edhe Erion Veliaj e njëjta gjë i ndodhi dhe pushteti që ai kishte ishte shumë më i madh. Erion Veliaj donte të bëhej kryetar i partisë dhe që të bënte këtë do të krijonte oligarkët e vet…Ju ju shkojnë njerëzit në burg se vjedhin…”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!