Vera mbaroi por ajo solli jo pak dëme dhe situata rreziku për pronat dhe bizneset e siguruara pranë Shoqërisë Albsig.
Dëmet kanë ndodhur si pasojë e stuhive që shfaqen kryesisht gjatë periudhës së verës, të cilat vijnë papritur me era dhe reshje të forta duke shkaktuar dëme materiale, përmbytje dhe ajo që është më e keqja mbyllje të përkohshme të aktivitetit.
Megjithatë, prania e Shoqërisë Albsig për të siguruarit e saj ka qenë e menjëhershme për të mbyllur procedurat e dëmshpërblimit dhe për të rikthyer aktivitetin ekonomik apo pronën në gjendjen normale. Rastet e regjistruara nuk kanë qenë të pakta, rreth 30 të tilla, mes të cilave përmenden stuhitë e muajit gusht, përmbytjet dhe zjarret pranë zonave kodrinore dhe malore. Sipas statistikave të AMF Albsig mbetet shoqëria e sigurimeve me numrin me të ulët të rasteve pezull të cilat nuk e kalojnë shifrën 4.19% disa herë më e ulët se shoqëritë e tjera në treg.
Albsig mbetet shoqëria lider në tregun e sigurimeve në vend për kohën e shkurtër të përgjigjes dhe efektivitetin e reagimit të saj./abcnews.al

