Peshëngritësi Briken Calja u rikthye në kampionatin botëror të peshëngritjes në Norvegji, me një rezultat mjaft të mirë, 147 kg shkeputje dhe 181 kg në shtytje.
Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Calja u shpreh se pretendonte rezultat më të mirë, por nuk ia arriti për shkak të një dëmtimi që kishte kaluar.
“Ka qenë probem serioz, tërheqje e muskulit, problem jashtëzakonisht seriozisht. Në kampionat botëror isha pretendent për medalje. 55 ditë pa stërvitje dhe të vish në kampionat botëror, nuk është e lehtë. Duhet të isha në 5-shën e botës, kjo ishte e sigurt, por jo çdo gjë shkon siç e mendon. Te ky kampionat kam pasur pritshmëri shumë të larta për rezultate.”, theksoi ai./abcnews.al

