Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria “ngre” Europën/ Shkëlqejnë Calja dhe Carja, medalje dhe rekorde në peshëngritje

schedule12:37 - 23 Prill, 2026

schedule 12:37 - 23 Prill, 2026

Peshëngritja duket se po kthehet sërish në kohët e lavdishme, kur ishte sporti më përfaqësues i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe sportistët kuqezi shkëlqenin me tituj dhe medalje.

Pas një periudhe në hije, shtanga shqiptare shkëlqen në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë.

Briken Calja ka bërë paraqitje mbresëlënëse në këtë turne, duke mbyllur garimin e tij me një medalje të artë dhe një tjetër argjendi.



Peshëngritësi kuqezi u prezantua në peshën 79 kilogram, duke u shpallur kampion Europe në stilin e shtytjes.

Prova e dytë me 187 kilogram I dha atij medaljen e artë në këtë stil. Calja plotësoi triumfin në dygarësh, ndërsa me 340 kilogramë ai fitoi medalje argjendi dhe titullin nënkampion i Europës.

Nëse Briken Calja, tashmë 36 vjeçar është në fundin e karrierës, peshëngritja shqiptare duket se e ka të ardhmen të sigurtë. Meritë për këtë ka Enkileda Carja, e cila kthehet me rekorde nga Kampionati Europian.

Vetëm 18 vjeç, vajza nga Elbasani garoi në peshën deri në 69 kilogram, ndërsa vendosi rekordin europian në stilin e shkëputjes dhe në dygarësh.

Në shkëputje, Carja ngriti 103 kilogramë, një rekord ky europian për të rejat.

Në stilin e shtytjes, peshëngritësja shqiptare arriti deri në 123 kilogram.

Me 226 kilogram në dygarësh, ajo vendosi një tjetër rekord europian për të rejat, duke plotësuar paraqitjen e saj të madhe në kompeticionin e rëndësishëm të shtangës.

Këto arritje të fundit i shtohen atyre të mëparshëm, ndërsa e konfirmojnë Enkileda Carja si të ardhmen e peshëngritjes, dikur një sport elitar dhe që ka koleksionuar shumë medalje për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!