Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjyqtari u vra në sallën e gjyqit/ Bejko: Reforma në drejtësi duhet rishikuar! Lami: Vrasja e gjykatësit, alarm!

schedule22:21 - 6 Tetor, 2025

schedule 22:21 - 6 Tetor, 2025

Analisti Roland Bejko në një intervistë në emisionin “Zëri i Shqiptarëve”, në ABC News, foli për ngjarjen e rëndë që tronditi vendin, vrasjen e gjykatësit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit. Ngjarje që tronditi vendin këtë të hënë.

Gjatë intervistës, Bejko u shpreh se një nga konfliktet më të mëdha që kanë pasur shqiptarët ndër vite, është për çështjen e pronës. Ndërsa shtoi se reforma në drejtësi duhet rishikuar dhe të bëhet akoma më mirë.

“Nuk është vetëm drejtësia, por edhe pasojë e veprimeve të politikës. Konflikti më i madh që kanë shqiptarët është për pronat. Dhe ngjarja e sotme ishte për shkak të pronës. Pra kjo është zanafilla e problemit. Reforma e re në drejtësi nuk mund ta zgjidhë dot më edhe sikur të ketë vullnet, sepse vetëm për një pronë mund të kesh 3-4 pronar. Por kjo më pas sjell edhe gjyqtarë të korruptuar, apo edhe që mund të kenë frikë…”, tha Bejkjo, duke shtuar se reforma në drejtësi duhet rishikuar që të bëhet më mirë. Ajo që na bën skeptik rishikimin e reformës në drejtësi janë ata dy dinozaurët që ndoshta mund ta bëjnë edhe më keq”.

Nga ana e tij, analisti Roland Lami theksoi se vrasja e gjykatësit është një kambanë alarmi.

“Pika ku takohen të gjithë është fenomeni se si funksion drejtësia tek ne. Dhe kjo nuk ka funksionuar. Fakti që ka një mllef tregon për gangrenën që nuk është zgjidhur. Familjarë, fise të njohur janë përplasur me sistemin e drejtësisë dhe nuk kanë marrë drejtësi. Ne mund të kapemi me motive se sa banale mund të jenë ata, por ndoshta për ata njerëz është mbijetesa. Ndaj mendoj që kjo është një gjë që duhet të na alarmojë të gjithëve, tha më tej Lami.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!