Shkollat e larta në të gjithë vendin kanë hapur dyert për studentët. Rreth 20 mijë maturantë këtë vit akademik ulën për herë të parë në auditore.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj inkurajoi pedagogët të ofrojnë arsim cilësor ndërsa studentët i këshilloi t’i investojnë dijet e tyre në Shqipëri.
Nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës Kreu i Shtetit apeloi që arsimi i lartë të përshtatet me ndryshimet teknologjike.
Universitetet sipas ministres së Arsimit përballen me sfidën e krijimit të programeve të reja të studimit. Nga Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër ministrja tha se ka ardhur kohë për të rishikuar ligjin e arsimit të lartë.
Rreth 60% e maturantëve që këtë vit akademik ulen për herë të parë në auditore kanë zgjedhur Universitetin e Tiranës për të ndjekur studimet e larta.
Degët e teknologjisë së informacionit, shëndetit, drejtësisë dhe ekonomisë janë ato më të pëlqyera nga të rinjtë dhe këtë vit akademik. Mësuesia vijon të zgjojë pak interes.
Në Universitetin e Korçës në degë si gjuhë letërsi shqipe e gjuhë pakicash dhe frengjisht nuk ka asnjë student të regjistruar.
Në universitetin e Durrësit numri i studentëve është shtuar me 10% në raport me një vit me parë. Në universitetin e Vlorës për herë të parë është hapur dega e arkitekturës në trashgiminë kulturore ku kryesojnë studentët ndërkombëtar.
Ndërkohë rritje e regjistrimeve këtë vit vihet re dhe në programet dy vjeçare të studimit./abcnews.al

