Eksperti për politikat e punësimit, Arbër Xhihani thotë se në vitin e ri akademik, ka pasur rritje me 10 përqind në degët profesionale.
Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, Xhihani u shpreh se teknologjia mbetet dega më e preferuar.
“Universiteti i Tiranës, mbetet më i preferuari për studentët. Është tërheqës për studentët nga të gjitha rrethet. Është interesant fakti që ka pasur rritje me 10 përqind në degët profesionale. Sudentët e rinj e shohin si mundësi që në harkun e dy viteve të futen në tregun e punës. Degë si tekonologjia, vazhdojnë të mbeten degë më interes të lartë. Mësuesia mbetet me interes të ulët, pasi tregu ka nevojë. Mendoj se do duihet të ketë stimulim më tepër, nga universitetet apo institucionet qendrore. Në 2025 kemi pasur 20500 studentë që kanë vendosur të vijojnë studimet në universitet. Mbi 16 mijë të rinj kanë zgjedhur shkollat profesionale. Tregu i punës po shkon drejt zanateve.”, theksoi ai./abcnews.al


