Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga punimet që po zhvillohen për ndërtimin e Urës së Viroit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ura, pas përfundimit të punimeve, do të përmirësojë qarkullimin në hyrje-daljet e qytetit të Gjirokastrës.
“Vijojnë punimet për ndërtimin e Urës së Viroit, përfundimi i së cilës do të përmirësojë qarkullimin në hyrje-daljet e qytetit të Gjirokastrës.
Aktualisht kanë përfunduar:
– proceset e gërmimit dhe të skarifikimit në të gjithë seksionin e gjurmës së projektit
– betonimet e ballnave dhe piles së urës
– prodhimi dhe vendosja e trarëve kryesorë mbi strukturën e urës
Ura e Viroit do të sjellë përfitime të mëdha si për lëvizjen e mjeteve dhe zhvillimin e zonës.”, shkruan Rama në Facebook./abcnews.al

