Policia arrestoi një 51-vjeçar në fshatin Bisakë pasi u kap në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në një parcelë. Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Bisakë, njësia administrative Mirditë, u zbulua një parcelë me 22 bimë të dyshuara narkotike, të llojit kanabis sativa.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje në të gjithë territorin e vendit./abcnews.al

