Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I biri në burg për përkrahje të autorëve në një plagosje të dyfishtë/ Kush është Isuf Jaçaj, atentati i dytë me tritol i mori jetën

schedule23:45 - 4 Tetor, 2025

schedule 23:45 - 4 Tetor, 2025

SARANDË- Isuf Jaçaj, person me precedentë penalë, është 58-vjeçari  i ekzekutuar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 3 të Sarandës. Ai është babai i 31-vjecarit Klaus Jaçaj.

Ky i fundit ndodhet në burg për “përkrahje e autorit të krimit”, si pjesëmarrës në ngjarjen e datës 17 korrik 2025, kur Ramadan Zoto plagosi me armë në lagjen nr. 4 të Sarandës, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama nga Kamza.

Në 21 korrik, një person i maskuar me maskë silikoni, vendosi eksploziv tek automjeti i Klaus Jacaj duke e shkatërruar atë plotësisht, ngjarje ende e pazbardhur.

Në tetor të vitit 2011, Jaçaj, i cili njihej me nofkën “Bushi” i shpëtoi një atentati me armë zjarri në lagjen nr. 3 të Sarandës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë mbi rrethanat/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!