Opozita mbështet shoqërinë civile: Duam sistem proporcional kombëtar me lista të hapura

schedule14:42 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 14:42 - 17 Dhjetor, 2019

Opozita parlamentare nuk pranon që puna e komisionit të reformës zgjedhore të vazhdojë me drafte ekspertësh, pa u marrë më herët vendimi politik për ndryshimin e sistemit.

Deputetët e rinj mbështetën propozimin e shoqërisë civile për një sistem zgjedhor propocional kombëtar me lista të hapura, duke pranuar ta zyrtarizojnë këtë kërkesë në Kuvend.

Opozita parlamentare kërkon një sistem zgjedhor proporcional kombëtar me lista të hapura.

Propozimi ka ardhur nga shoqëria civile e cila e udhëhequr nga nisma “Thurje” dhe në mbështetje të ambasadës gjermane, kërkon këtë sistem të ri.

Opozita parlamentare del garant për ta çuar zyrtarisht këtë propozim në Kuvend.

Opozita nuk ju bashkua mbledhjes së fundit të komisionit të reformës zgjedhore, dhe këtë e kushtëzojnë me nisjen e punës nga vendimi politik për ndryshimin e sistemit.

Në tryezën e Nismës “Thurje” nuk kishte deputetë nga mazhoranca edhe pse ishin thirrur. Socialistët kanë deklaruar se ndryshimi i sistemit nuk është tabu, por nuk kanë bërë asnjë hap konkret që të vërtetojë se janë të gatshëm të ndryshojnë sistemin./abcnews.al