Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shërbimi i zjarrfikëses, në nivel të ri”/ Rama: Pagat e zjarrfikësve, njësoj me ato të Forcave të Armatosura

schedule10:03 - 4 Tetor, 2025

schedule 10:03 - 4 Tetor, 2025

“Ndaj zjarrfikësve kemi një borxh që nuk mund ta lëmë të thellohet, përballen me një sfidë kolosale dhe pagat e tyre nuk i përgjigjen lartësisë së kësaj sfide”, tha kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projektit të ri për Mbrojtjen Civile.

Ai gjithashtu nënvizoi se pagat e zjarrfikësve do të jenë njësoj me ato të FA dhe se mbështetja me mjeteve do të jenë në një nivel që rritet vit pas vit.

“Sot ekonomia dhe rritja e të ardhurave na japin mundësi që të kthejmë më shumë në drejtim të atyre që i shërbejnë atdheut dhe atyre që janë në fronte të vështira ku rrezikohet edhe jeta e njerëzve. Ky ka qenë viti më i vështirë që kemi pasur, edhe për Europën dhe gjithë vendet fqinje. Por është e domosdoshme që të përfshihet në këtë proces përgatitjeje gjithë pjesa civile, në qendër dhe në territor. Në kemi filluar të punojmë për një reformë të prefekturave, por kjo kërkon angazhimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të bashkive dhe njësive administrative”, tha ndër të tjera Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!