Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bilanci i sezonit turistik/ Dona: Pikë e fortë duhet të jetë raporti çmim-cilësi

schedule20:15 - 3 Tetor, 2025

schedule 20:15 - 3 Tetor, 2025

Një prej aseteve më të mëdha të ekonomisë shqiptare është padyshim turizmi, i cili vit pas viti sipas shifrave ka pasur tendencë rritëse.

Ekspertja e hoteleri-turizmit Gladiola Dona tha se turizmi ynë nuk duhet të ketë pikë të fortë çmimet e ulëta, por duhet të ketë raportin çmim-cilësi. Sipas saj, nuk duhet të fokusohemi tek shifrat, por tek shërbimi në këtë sektor.

“Pritshmëria ishte shumë e lartë dhe nuk e kemi arritur. Nuk jam pro që turizmi shqiptar të ketë pikë të fortë çmimet e ulëta, por të ketë raportin çmim-cilësi. Çmimi konsiderohet i lartë kur shërbimi nuk ëhstë i duhur.

Duhet të ecin paralel, por duhet të ecim poërpara me shërbimin dhe më aps të kemi çmimin. Jemi aq delikat, nuk jam për rritje të shpejtë. Të mos fokusohemi tek shifrat por tek shërbimi. Shqipëria nuk është e lirë për atë që ofron.

Marketingu i lirë nuk duhet të jetë dhe nuk duhet të funksionojë.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!