Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk ka masë sigurie për ndërtim pa leje”/ Rama për retorikën ndaj gjyqtarëve: Jam marrë për interes publik, gjyqësori është i pavarur

schedule13:10 - 3 Tetor, 2025

schedule 13:10 - 3 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk mund të ketë masë sigurimi për ndërtime pa leje, teksa iu referua edhe retorikës së tij ndaj disa gjyqtarëve.

Në një konferencë për mediat, Rama u shpreh se është marrë me gjyqtarë të caktuar, pasi ka marrë denoncime nga qytetarë.

Rama shtoi se gjyqësori, sot ka pavarësinë që nuk e ka pasur që më parë.

“E para, unë jam marrë me ta dhe do merrem prapë me ta për një çështje të interesit publik. Është edhe çështje personale, sepse ata të unionit, janë ata që kërkojnë rritje pagash. U bë një rritje pagash dhe u tejkalua skema enatyrale e çdo shteti, e piramidës së pagave, për t’i dhënë fuqi gjkyatësve dhe prokurorëve. janë më të mirëpaguarit në rajon. Por ato nuk nuk mund të jenë mbi presidentin. Ata nuk duhet të jenë gjithnjë më lart, jo. Këta janë ata të unuionit. U shqetësuan ata. Në momentin kur qytetarët denoncojnë, kemi këtë këtu, na kanë zënë rrugën. Ishte zëna rruga midis dy pallateve, për të dalë në rrugën kryesore, ata duhet të dilnin nëpër lokale. Ata me të drejtë thonin, ja, shiko, u korruptuat. Kalonin mes lokaleve. Tani, mos të flas fare? Ata ma dhanë mua votën 83 mandate, që të rrijë zaptuesi akoma atje? Si merret masë sigurie për ndërtim pa leje? Është interes publik, por edhe personal, në raport me qytetarët. Është e vetmja mënyrë që unë kam gjetur. E di shumë mirë, nuk është normale, por çfarë të bëj? Të pres inspektorin e drejtësisë? Po kur shkelin në këmbë këa populli, i paguan populli ata, si frëngu pulën. I kemi dhënë pavarësinë që nuk e kanë pasur që nga 1912. Nuk duhet të ketë masë sigurie për ndërtim pa leje. Nuk ka asgjë që justifikon ndërtimin pa leje”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!