Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Është Tirana, jo Teherani” Rama: Paketë informimi për masat e reja edhe për gjyqtarët, nëse do të duan edhe ekspertë për shpjegime!

schedule12:38 - 3 Tetor, 2025

schedule 12:38 - 3 Tetor, 2025

“Ndjekje penale për të gjithë inspektorët që “mbyllin sytë”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një konference të zhvilluar me gazetarët, ku edhe prezantoi një paketë masash ligjore kundër ndërtimeve pa leje.

Më tej Rama tha se të gjitha ndryshimet do t’u dërgohet të gjithë autoriteteve me një paketë informimi.

“Do t’i çojmë të gjitha ndryshimet në një paketë informimi për të gjitha autoritetet. Do t’ja u çojmë të gjithëve me emër dhe mbiemër në zarf që të mos thonë nesër nuk e kisha blezuar. Do t’ja çojmë të gjithë gjykatësve se edhe ata janë shumë të zënë dhe mbase nuk kanë kohë t’i lexojnë, madje atyre do t’ja bëjmë edhe me shpjegime. Me emër mbiemër çdo gjykatësi, të gjitha ndryshimet dhe do t’u vëmë ekspertë në rast se kanë nevojë për shpjegime. Ka raste që marrin masa që bien ndesh me një komunitet atë. Dhe me të drejtë komuniteti thotë korrupsion…Ndërsa korrupsionin e bën dikush tjetër. Duhet të marrin fund. Të gjitha këto do t’i publikojmë edhe për dijeninë e publikut. Do t’ja u dërgojmë të gjithë arkitektëve, ndërtuesve, atyre që nuk dinë shkrim e këndim do t’u vëmë dispozicion lexues në rast e duan me licensë. E drejta e komunitetit duhet të triumfojë njëherë e mirë dhe asnjë forcë s’mund të marrë peng një familje duke i ndezur furrën poshtë krevatit apo duke vënë traun apo duke vënë vazot atje. E kam thënë që kjo është Tiranë, rregullorja e re e shfrytëzimit të hapësirave publike do të hapë rrugën që edhe ata që kanë aktivitete tregtare të bëjnë aktivitetin e tyre…”, tha Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!