Ekspertja e sigurisë Juxhina Sotiri në emisionin “War Report” të ABC News tha se Bashkimi Europian është i pa unifikuar për të marrë vendime efektive për sigurinë dhe mbrojtjen, ndërsa mungesa e koordinimit midis strukturave të BE-së dhe atyre të NATO-s ka nxjerrë në pah dobësitë strategjike të aleancës.
Sipas Sotirit, incidentet me dronë në Poloni, Estoni dhe Danimarkë kanë zbuluar boshllëqe operative dhe politikës, duke vënë në dyshim gatishmërinë dhe besueshmërinë kolektive, ndërsa debatet politike brenda Komunitetit Politik Europian mbeten diskutime jo-detyruese, jo vendime konkrete.
Ajo theksoi gjithashtu se narrativat që vijnë nga Kievi rrezikojnë të ndajnë më tej vendet e BE-së dhe të nxiten luftëra për pushtet mes liderëve, duke shmangur ideën e një lufte frontale të menjëhershme me Rusinë.
“Kur flasim për Bashkimin Europian të paktën për çështjet e sigurisë dhe të mbrojtjes, vetë termit unitet, i mungon dëshira apo vullneti për të marrë një vendim të unifikuar të të gjitha vendeve të BE-së. Thënë kjo edhe të të gjitha interesave kontradiktore për komunitetin politik Europian. Nuk ka një koordinim forcash mesatare që përfaqësojnë NATO-n dhe ata që përfaqësojnë BE.
Nuk ka një koordinim forcash edhe vullnetesh politike. BE është e pafuqishme për të marrë vendime në Komunitetin Politik Europian, sepse Komuniteti Politik Europian është një samit i cili nuk del me vendime të detyrueshme, por ka në thelb diskutime politike. Për vendet e BE nuk ka më shumë rëndësi ndërtimi i një muri dronës, më shumë se sa ka rëndësi një analizë dhe një vlerësim i thellë i të gjithë komunikimit apo infrastrukturës së tyre.
Duhet thënë që dronët në Poloni, Estoni dhe në Danimarkë për më tepër që ka një thellësi strategjike treguan ose më saktë nxorën zbuluar pikat më të dobëta të vetë aleancës së NATO-s. NATO, në ato orë ishte e pamundur, nuk e di nëse i mungoi gatishmëria apo mirëbesimi që ne jemi të sigurt ndaj çdo kërcënimi. Mendoj që jemi larg një lufte frontale me Rusinë dhe mendoj që të gjithë këto narrativa që vijnë edhe nga Kievi bëhen jo vetë për të ndikuar në vendet e BE-së, për t’i përçarë më tej seç janë, por për të nxitur luftën për pushtet mes të gjithë liderëve”, tha ekspertja e sigurisë./abcnews.al

