Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërthimi me tritol në servisin e biznesmenit në Fushë-Krujë/ Zbardhet ngjarja, arrestohet autori i dyshuar

schedule10:37 - 2 Tetor, 2025

schedule 10:37 - 2 Tetor, 2025

FUSHË KRUJË-  Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar një 34-vjeçar, i dyshuar si autor i vendosjes së lëndës plasëse në qepenin e servisit të automjeteve në Fushë Krujë.

Lënda plasëse u vendos me 28 shtator në servisin e automjeteve në pronësi Alfred Gurra, në fshatin Luz.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Autoritetet kanë sekuestruar motomjetin, që dyshohet se ka përdorur 34-vjeçari Ervin Sherra në këtë ngjarje dhe celulari i tij.

Aktualisht vijojnë hetimet për përcaktimin e motivit të ngjarjes./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!