Timo Werner “ngec” te Leipzigu, pengesë bëhet talenti Haaland

schedule17:07 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 17:07 - 18 Dhjetor, 2019

Ylli i Red Bull Leipzig, Timo Werner, ka kërkuar largimin nga gjermanët. 23-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon në Bundesliga, ku në 15 ndeshje ka shënuar 16 gola. Sulmuesi gjerman kërkohet nga gjysma e Premier League si dhe nga gjigantët e Bayernin. Kartoni i tij vlerësohet diku te 25 milionë €, por nuk është ky problemi i tij.

Leipzig në ditët e fundit është interesuar për shërbimet e sulmuesit të Red Bull Salzburg, Erling Braut Haaland. Norvegjezi shkëlqeu në fazën e grupeve të Championsit me austriakët prandaj e kërkon gjysma e Europës. Oferta e ardhur në drejtim të tij nga gjermanët nuk është pëlqyer nga sulmuesi. Ai e ka refuzuar një kalim tek Leipzig, duke preferuar të qëndrojë tek Salzburg.

Erling Braut Haalnd

Vendimi i Haaland për të refuzuar ofertën e Leipzig, ndërpret gjithashtu dhe çdo bisedim për largimin e Werner. Nëse sulmuesi i Salzburg nuk arrihet dot, atëherë gjermanët nuk mund ta vendosin në merkato yllin e sulmit të tyre. Kështu pengesa e vetme e Timo Werner mban emrin e Erling Haaland. /abcnews.al